spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Bekë Berisha publikon fotografi me krahun e thyer, falënderon policinë për kujdesin dhe ka një mesazh për qytetarët

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka njoftuar se gjatë ditës së hënë është përfshirë në një aksident tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ndihmën e parë ia ka ofruar një police nga Gjilani.

“Per ata qe e kane perjetuar kur peson aksident, jane ato momentet kur te shfaqen fytyrat e femijeve dhe njerezve te dashur. Vetedijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës” qe erdhi në formën e një policeje nga Gjilani. Ajo më dha ndihmën e parë në mënyrë profesionale,dhe u perkujdes per ne derisa u sigurua transporti. Do te doja shume ta gjej dhe falënderoja personalisht”, ka shkruar ai.

Berisha ka treguar se ndihmë ka marrë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

‘Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!  Më pas, bashke me Pellazgun morem ndihmën e nevojshme në emergjencën e QKUK-së nga ekipi i jashtëzakonshëm i front-liners, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për kujdesin ndaj qytetarëve.

“Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta”, ka potencuar Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit