Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Behrami ka deklaruar se asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës.
Postimi i plotë:
“Të gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.
Por kot e kanë!
Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!”









