Behrami i PDK’së: Kurti po udhëhiqet nga doktrina serbe, protestat të pashmangshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi që ky i fundit kërkoi kohë lidhur me emrin për kryetar të Kuvendit, duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje politike me LDK’në.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se Kurti udhëhiqet nga, siç u shpreh ai, doktrinat serbe. Behrami e ka quajtur Kurtin “okupues të institucioneve”.

Më pas, ai ka thënë se protestat do të bëhen të pashmangshme.


“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në “Banana Republic”! Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, ka deklaruar Behrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit