Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti po i keqpërdor të familjet për qëllime politike.
Ai ka renditur disa familje për të cilat pretendon se janë shfrytëzuar politikisht nga Kurti ndër vite.
“Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini. Më pas e keqpërdori familjen Dehari. E keqpërdori edhe familjen Zymberaj. Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku. E keqpërdori edhe familjen Konjufca. Më pas e keqpërdori familjen Haxhiu. Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari! Cila familje e ka radhën?”, shkroi ai në Facebook.









