Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare: Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Ai ka akuzuar EULEX-in se e ka fshehur rastin dhe se ka pasur dijeni për vendndodhjen e viktimave, masakrën dhe autorët.
“EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!”, ka shkruar Behrami.
Ai ka kritikuar trajtimin e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve, duke deklaruar: “Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin! Ky është racizëm antishqiptar.”








