Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka shkruar një status me tone kritike ndaj EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.
Behrami ka vlerësuar se EULEX-i ka qenë dorë e zgjatur e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
“Në krejt poshtërsitë të Gjykatës Speciale, në të gjitha aksionet-nga ligjëratat nëpër shkolla e deri të arrestimet dhe bastisjet, EULEX-i ka qenë dora e zgjatur e tyre në Kosovë!” – ka shkruar ai.








