spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Behrami e kritikon Kurtin: Me lidhjen e shkurtër që ke shkrepur me Martinin e Nagipin, s’ke nevojë të paguash rrymë, as ti, as pasardhësit e tu

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas rritjes së çmimit të rrymës.

Behrami në postimin e tij ia ka kujtuar lidhjet e Kurtit me Martin Berishajn e Nagip Krasniqin.

POSTIMI I PLOTË:

Albin Fazomeri, sa faza të kanë mbetur? A t’u ka dhezë drita?

Me lidhjen e shkurt që ke shkrep me Martinin e Nagipin, s’ke nevojë me pagu rrymë as ti e as pasardhësit tuaj!

Ndërsa, qytetarët duhet të hyjnë në kredi për të përballuar rrymën, ushqimin, shkollën, ilaçet etj.

Për 4 vjet pushtet, Albin Kurti e ka shtrenjtuar rrymën tri herë: me një përqindje prej mbi 140% për kategoritë që konsumojnë mbi 800 kWh në muaj, ndërsa për kategoritë që konsumojnë nën 800 kWh, e ka shtrenjtuar dy herë me mbi 30%.

SOT rryma është rritur me mbi 16.3% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Me afër 700 milionë që ke shpenzuar në energji elektrike, Kosova tashmë do ta kishte paguar 70% të ndonjë termocentrali të ri!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit