Behgjet Pacolli e Driton Gërbeshi ndajnë 200 mijë euro për VATRA’n, shtëpinë e shqiptarëve në SHBA

Behgjet Pacolli, ka njoftuar se së bashku me Driton Gërbeshin do ndajnë 200 mijë euro për VATRA’n, shtëpinë e shqiptarëve në SHBA.

Pacolli tha se bashkë me fondacionin që ai e udhëheq dhe ndërmarrjen “Albanica Home” do të kontribuojnë për të realizuar projektin e ndërtimit të shtëpisë së re të federatës “VATRA” në New York.

“Me “Albanica Homes”, ndërmarrjen për ndërtimin e ambienteve ekskluzive të drejtuar nga kushëriri im Driton Gerbeshi, dhe Fondacionin “Behgjet Pacolli”, kemi vendosur të kontribuojmë me 200,000 euro për realizimin e projektit historik të ndërtimit të shtëpisë së re “VATRA” të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës në New York. “Vatra” ka qenë dhe mbetet shtëpia jonë kombëtare, një burim frymëzimi dhe dëshmi e forcës sonë për t’u ngritur të bashkuar, krah për krah me mikun e palëkundur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai në “Facebook”.

Kompania që do realizoj këtë projekt “Albanica Home” udhëhiqet nga Driton Gërbeshi. Ndërsa themelues është edhe Behgjet Pacolli. Kjo ndërmarrje është e njohur për ndërtime të cilësisë së lartë dhe jo vetëm.

Ndërsa kontributi që do jepin për “Vatrën” do jetë një projekt historik.

Vatra është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit