Ikona e muzikës popullore shqiptare, Ismet Peja, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020 në moshën 83-vjeçare, vazhdon të përmendet me respekt e nostalgji nga artistët dhe publiku.
Së fundmi, gjatë një bisede në një format televiziv, emri i tij u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të një situate të papritur mes Labinot Rexhës dhe Londrim Mekajt.
Gjatë bisedës, Rexha përmendi Pejën si bashkëpunëtor në këngë, ndërsa Mekaj, pa qenë në dijeni të ndarjes nga jeta të artistit, e përshëndeti atë në formë respekti.
Reagimi i menjëhershëm i Rexhës, që i kujtoi se Ismet Peja ka vdekur, krijoi një moment surprizues dhe jo pak të sikletshëm.
Biseda e plotë mes tyre:
Labinot Rexha: A e njeh Ismet Pejën?
Londrim Mekaj: Ismet Pejën e njoh si emër.
Labinot Rexha: Ai ka bërë këngë me mua.
Londrim Mekaj: Ismeti.
Labinot Rexha: Po. E përshëndesum Ismetin.
Labinot Rexha: Ka vdekur.
Londrim Mekaj: A ka vdekur a? Joo. Pasha Zotin nuk e dita.
Labinot Rexha: Nuk di për perlën shqiptare.
Londrim Mekaj: Por e përshëndeta more ngadalë.






