spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Bëhet viral Blendi Fevziu: Momenti kur rrëzohet e bie në det teksa tenton të ulet në një luhatëse

Gazetari i njohur shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, tash e një kohë udhëton gjithandej nëpër vende të botës, prej ku edhe publikon fotografi e video të shumta.

Fevziu kohëve të fundit është duke promovuar edhe bregdetin shqiptar, në mënyrë të veçantë plazhe të cilat nuk janë edhe aq të njohura për njerëzit, por që janë vende të mrekullueshme për të kaluar pushimet.

Megjithatë realizimi i videove duket që s’është pa sfida për gazetarin Fevziu. Ai teksa ka qenë duke promovuar një prej plazheve të quajtura “Amos”, ka tentuar të shtrihet në një hamak [shtrat i varur] që ishte vendosur në dy pemë buzë plazhit, dhe siç e parandjen dhe vetë, pasi shtrihet rrëzohet.

Fevziu e merr me shumë sportivitet rrëzimin e tij, derisa dëgjohet duke i thënë kameramanit që ta mbajë pjesën e xhirimit ashtu siç është.

Videoja e tij me t’u postuar u shpërnda gjithandej në rrjet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit