spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Bëhet realitet ëndrra e madhe e tifozëve? Ronaldo dhe Mesi bashkë në të njëjtin ekip, CR7 udhëzon agjentët për një kontratë me Inter Majemin

Mesi dhe Ronaldo në të njëjtin klub së bashku? Mbase si trajnerë në një të ardhme të shpejtë shumë kush edhe mund ta mendonte, por të dy futbollistë dhe me të njëjtën fanellë, vështirë se do ta mendonte dikush. Por ja që ajo e cila dukej e pamundur mund të mos jetë më kështu. Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi mund t’i japin fund karrierës së tyre duke luajtur së bashku!

Sulmuesi portugez, në një moment vullneti të mirë që disa ia atribuojnë sezonit të Krishtlindjeve, ka udhëzuar agjentët e tij t’i ofrojnë një kontratë me Inter Majemin, duke lënë mënjanë rivalitetin që historikisht e ka ndarë nga Mesi. Ai madje po propozon një pagë shumë më të ulët se ajo që fiton aktualisht në Arabinë Saudite. Përveç një shpërthimi të papritur admirimi të vërtetë për Mesin, ka disa arsye që e kanë shtyrë lojtarin portugez të marrë këtë vendim.

Pse kërkon të shkojë në SHBA Kristiano Ronaldo

Nga njëra anë, dhe kjo peshon shumë, Kristiano është tashmë i ngopur duke luajtur në Arabinë Saudite. Garat me deve tërheqin më shumë audiencë sesa ndeshjet e futbollit, dhe kjo është një goditje e vërtetë për egon e tij. Fakti që njerëzit në vend flasin më shumë për vrapimet e zjarrta “Festivalit King Abdulaziz” me deve, sesa për golat e tij për Al-Nassr është një fyerje e plotë për krenarinë e CR7. Një arsye tjetër bindëse është se një dermatolog me famë ndërkombëtare, Dr. Rosado, e siguroi Kristianon se dielli saudit nuk është më i miri për lëkurën e tij delikate. Yllit portugez i pëlqen gjithmonë të nxihet nga dielli dhe ky rekomandim i ekspertit rezultoi vendimtar.

Vendosja në Majemi e afron me Hollivudin

Një arsye tjetër pse Kristiano Ronaldo i është vetëofruar Inter Majemit është obsesioni i tij me fizikun e tij, dhe të gjithë e dinë se vendi në USA është epiqendra e bodybuildingut në plazh. Ronaldo e di që nëse ai tregon muskujt e tij të mëdhenj në rërën e ngrohtë të “South Beach”, baza e tifozëve të tij do të rritet ndjeshëm. Për më tepër, ata që e njohin janë të sigurt se, pas tërheqjes nga futbolli, CR7 dëshiron t’i përkushtohet filmit, dhe më konkretisht industrisë së filmit në “Hollywood”. Madje ka zëra se ai ka një ofertë për të xhiruar episodin e shtatë të “Terminator”, duke luajtur rolin e kiborgut të portretizuar fillimisht nga muskulozi Arnold Shfarcenheger.

Përmirësimi i rekordeve

Kris e sheh nënshkrimin e tij me Inter Majemin si trampolinën perfekte për kalimin e tij të mëvonshëm në Paramount Pictures dhe studiot Metro-Goldwyn-Mayer. Dhe së fundmi, ka një arsye për të shkuar në Majemi që Kristiano dhe shoqëruesit e tij e zbulojnë vetëm privatisht. I fiksuar pas thyerjes së rekordit të të gjitha kohërave për gola në futboll, ai e di se i vetmi që mund t’ia marrë këtë rekord është Mesi. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të luajë me të, të ekzekutojë me kujdes goditjet e lira dhe penalltitë e mara nga Leo dhe, rastësisht, të përfitojë nga asistet e tij magjike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit