Klodian Mihaj është rikthyer në qendër të vëmendjes publike, por kësaj radhe jo për debatet apo dinamikat e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ku për tre muaj me radhë u profilizua si një nga banorët më të qetë dhe më të kontrolluar.
Së fundmi, rrjeti ka “rizbuluar” një tjetër anë të tij, kësaj here nga eksperienca në formatin ndërkombëtar “Too Hot to Handle Italia”.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok e shfaq Klodianin në një moment mjaft intim gjatë qëndrimit në këtë reality show, duke dëshmuar një anë më të shkujdesur dhe më të guximshme të tij, krejt ndryshe nga imazhi që publiku kosovar është mësuar të shohë.
Pamjet, të cilat kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, janë komentuar më tepër si një surprizë sesa si një skandal. Shumë ndjekës kanë theksuar se pjesëmarrja në formate të tilla ndërkombëtare kërkon një qasje tjetër, ku imazhi, vetëbesimi dhe lirshmëria janë pjesë e konceptit të spektaklit.
Kontrasti mes Klodianit të përmbajtur në “Big Brother VIP Kosova” dhe atij më spontan në “Too Hot to Handle Italia” ka hapur diskutime për mënyrën se si personazhet publikë përshtaten sipas formatit dhe audiencës.
Në fund të fundit, çdo reality show ka rregullat dhe dinamikat e veta, dhe pjesëmarrësit shpesh ndërtojnë një version të ndryshëm të vetes në varësi të kontekstit.
@bigbrother.tv.show Klodi kete kosov ben si i ndershem #klodianmihaj #bbvk4 #bbvk #bigbrothervipkosova #londrimklodi ♬ original sound – 👁️BIG BROTHER 📺TV SHOW










