spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Behar Mjekiqi: Është gabim dhe gjynah t’i jepen vitrat vëllait, motrës apo fëmijëve, e kisha ndalu me i jep vitrat atyre

Teologu, Behar Mjekiqi ishte i ftuar në emisionin Adresa dhe tregoi rreth mënyrës se si shpërndahene vitrat, duke theksuar se sipas bindjes së tij fetare, ato nuk duhet t’u jepen familjarëve të afërt si vëllait, motrës, djalit apo vajzës.

Sipas tij, edhe pse në Kosovë ekziston praktika që disa persona ua japin vitrat familjarëve të tyre, kjo nuk përputhet me mendimin e tij dhe me atë që ai ndjek nga shkolla e tij fetare.

“Unë mendoj fetarisht se vëllait, motrës, djalit dhe vajzës nuk u jepen vitrat. Edhe pse tek ne në Kosovë ka ndodhur që t’u jepen, sipas mendimit tim dhe shkollës që unë posedoj kjo nuk duhet të bëhet,” ka thënë Mjekiqi në Adresa.

Mjekiqi ka kritikuar edhe fenomenin që, sipas tij, ndodh shpesh në shoqërinë shqiptare, ku vajza pas martesës lihet pa përkrahje nga familja e saj.

Ai thekson se nëse prindërit kanë mundësi financiare, por e lënë vajzën të përballet me vështirësi, kjo është e papranueshme. Sipas tij, në shumë raste prindërit vazhdojnë ta ndihmojnë djalin edhe pasi ai krijon familje, ndërsa vajza, pasi martohet, shpesh neglizhohet.

Mjekiqi gjithashtu theksoi se padrejtësitë ndaj vajzave dhe grave nuk burojnë nga feja, por nga disa zakone të vjetra shoqërore shqiptare.

“Kam dëgju shumë gjëra nganjëherë, i është bë padrejtësi vajzës, i është bë padrejtësi djalit. Dëgjoni, Islami nuk i ka bë të padrejtë, ajo e cila e ka bë të padrejtë, e ka bë tradita jonë shqiptare e cila ka qenë shumë dhunuese, tradita e disa njerëzve shumë dhunuese ndaj vajzës, edhe ndaj gruas,” tha tutje Mjekiqi.

Në fund, ai bëri thirrje për reflektim shoqëror, duke theksuar se trajtimi i drejtë i vajzave dhe grave është përgjegjësi morale dhe njerëzore për çdo familje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit