Gent Begolli nga Lidhja e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo iniciativë qytetare ka marrë katër ulëse në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.
Begolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo është arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare.
“Shumëkush ka thënë se është e pamundur të themelohet Lidhja e Prishtinës dhe të garohet me sukses në kaq pak kohë. Por ja që bashkë ia dolëm.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lidhja e Prishtinës fitoi 4 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, një arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare që u ngrit nga dashuria për qytetin tonë.
Na priftë e mbara për rrugëtimin që na pret”, tha ai.








