Begaj nga Presheva u bën thirrje liderëve shqiptarë për bashkim: Interesi kombëtar duhet të jetë prioritet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve.

Pas takimeve, Begaj ka deklaruar se i ka inkurajuar liderët politikë të Luginës që të bashkohen sa herë që bëhet fjalë për interesin kombëtar dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë zonë.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës janë diskutuar shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimi i bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar, si dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve.


Në një postim, Begaj shkroi se vizita në Luginën e Preshevës e ka sjellë atë pranë shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre, por fatkeqësisht jashtë trupit amë.

“Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme”, ka shkruar Begaj.

Ai ka theksuar se u ka bërë thirrje liderëve politikë të kësaj treve që të bashkohen për çështjet me interes kombëtar.


“I inkurajova liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka deklaruar presidenti shqiptar.

Begaj ka bërë të ditur se, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u ka garantuar mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe simboleve kombëtare.


“U sigurova se do të vazhdoj të jem, si deri më tani, avokat i tyre, avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit