Befason Rita Ora: Gjyshja ime ka qenë shtrigë

Rita Ora ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan Daily Mail.

Gjatë paraqitjes në podcastin Happy Hour Overheard, Rita tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.” Ajo e cilësoi madje edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore” dhe pranoi se ka një pasion të veçantë për jogën dhe astrologjinë.

Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.” Ajo tha se beson “100 për qind” në astrologji, duke shtuar: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”

Edhe para performancave, këngëtarja ruan një qetësi të brendshme: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive: bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”

Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që ka pasur tek ajo një faxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të eci pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato për të cilat pendohesh.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit