Befason Kimete Berisha: Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve – Pa Serbi nuk ka Kosovë!

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me një shkrim të gjatë satirik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e quan “Komedi Kushtetuese” nën diktatin e ambasadorëve.

Me ironi, cinizëm dhe sarkazëm, Berisha thotë se sipas logjikës së re “Pa Serbi nuk ka Kosovë”, duke e kthyer sallën e gjyqtarëve në një skenë absurde teatrale.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:

Pa Serbi nuk ka Kosovë!

  • Shqiptarët rritën breza me moton se ‘Pa Kosovë nuk ka Shqipëri’, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e sqaroi realitetin e Ri se ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë’.
  • Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.
  • Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:
  1. Serbë: serioz (Lista Serbe),
  2. Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).
  • Prandaj, nuk pranojnë bashkëpunim…përveç serbëve të Aleksandër Vuçiqit, pronarit të Listës Serbe.
  • Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.
  • Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.

Ironi? Patjetër

Cinizëm? Pa diskutim.

Sarkazëm: Plot.

  • Komedia Kushtetuese:

Në sallën solemne, Ambasadorët e huaj ndjehen si pronarë lokali.

  • Amerikanët godasin tavolinën:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!”

  • Francezi filozofon: “Oui, c’est la logique kosovare”.
  • Anglezi ndërpret telefonin me Elizabeta Haradinajn: “Shall we pretend this is democracy?”.
  • Gjermani thotë prerë: “Regeln sind Regeln…edhe nëse janë absurde.”
  • Gjykatësi shqiptar: Pa Serbi nuk ka Kosovë.
  • Gjykatësi serb: këndon ndërkohë një këngë të vjetër….

Akt I: Hapja solemne

Flamujt rresht, Ambasadorët ulur në lozhë, këmbët mbi këmbë.

  • Gjyqtarët shqiptarë, me lapsa në dorë rrinë drejt, seriozë.
  • Ambasadorja Amerikane:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!

Kjo është Kushtetutë, kjo është demokraci!”

  • Gjykatësi shqiptar:

“Pa Serbi nuk ka Kosovë…”

  • Gjykatësi serb këndon ndërkohë: “Moj Vjollcë me pika-pika… a je për dashni?”

Akt II: Stilolapsat e pushtetit

  • Gjykatësi i parë shqiptar (me zë të ulët, i shqetësuar):

“A na lejohet të përdorim lapsa tonë, apo duhen stilolapsat e Ambasadës gjermane?”

  • Ambasadori Gjerman (e çon vetullën, i prerë):

“Rregullat janë rregulla. Stilolapsat tanë kanë garanci dyvjeçare.

Nuk bëhet vendim serioz me laps të thjeshtë shqiptar.

Lapsat tuaj fshijnë shumë shpejt, dhe historia nuk duhet fshirë… përveç kur e kërkojmë ne.’

Akt III: Demokracia ‘Emily in Paris’

  • Ambasadori Francez (me gjest poetik):

“Oui, oui…Një laps është romantik, por një stilolaps është serioz.

Dhe Kosova duhet të jetë serioze…’.

  • Ambasadori Britanik (ironik.,në nxitim):

“Shall we pretend this is democracy?

Yes, let’s!

Në fund, vendimi është i njëjtë: no Serbs, no Kosovo.

  • Gjykatësi shqiptar, i ngatërruar:

‘Po na mbetet veç të nënshkruajmë, e ndoshta edhe të falënderojmë.

A bën në anglisht, a duhet edhe frëngjisht për protokoll?

Akt IV: Ku është populli!

Në fund, një gjyqtar i drejtohet popullit:

“E ku mbetët Ju?

Pa Ju nuk ka shtet.”

Publiku përgjigjet:

  • ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë!
  • ‘Pa Ambasadorë nuk ka vendime!
  • ‘Pa humor, nuk kemi shpëtim!”

Absurdi i Komandantëve të djeshëm:

  • Dje luftuan për liri, sot e duartrokasin paqen e frikshme.
  • Dje ushtarë fukarenj të atdheut, sot milionerë të kujdesshëm në një dramë ndërkombëtare ku Kosova nuk ekziston pa Serbinë.

P.S. – Punchline rebel:

I ain’t marching anymore,

Call it peace or call it treason,

Call it love or call it reason.

Ju shkoni në djall, unë bëj pallë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit