Në emisionin Kojshia Show, mysafir i kësaj jave ishte aktivisti i LDK-së dhe kryetar i Shoqatës “Thirrja për Drejtësi”, Imeri Imeri.
Ai foli për vrasjen e vëllait të tij, Haki Imeri, e cila ndodhi 26 vite më parë, duke zbuluar sipas tij se kush mund të kenë qenë urdhërdhënësit e kësaj ngjarjeje.
Imeri Imeri deklaroi se, sipas bindjes së tij, Hashim Thaçi është njeriu më i pafajshëm në këtë rast dhe se ai nuk e ka vrarë vëllain e tij, Haki Imeri. Po ashtu, ai theksoi se posedon informacione për personat që, sipas tij, kanë dhënë urdhrin për vrasjen.
Për ta parë intervistën e plotë, ndiqeni emisionin në videon më poshtë.











