spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Befasia me Adnan Januzajn

Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlehti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi.

Këto janë zërat e fundit që vijnë nga merkato.

“Het Laatste Nieuws” ka raportuar se klubi belg ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.

Bëhet me dije se Sevija ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës.

Ai është lojtari më i paguar në skuadrën spanjolle.

Januzaj u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevija deri në përfundim të edicionit 2024/25.

30-vjeçari ka kontratë edhe një vit me Sevijan, por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevijas e as Las Palmasi nuk e kanë në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Te Junajtid, Januzaj ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlehtit, teksa gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet në skuadrën belge, për të tentuar të lerë gjurmë..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit