Një befasi interesante ka ndodhur në PDK.
Tash kur janë numëruar 20 për qind e votave, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda janë renditur më së larti në PDK, menjëherë pas Bedri Hazmës, kryetar i PDK-së.
Tahiri është renditur i dyti, ndërsa Gruda i treti.
Tahiri ka fituar 14.423 vota, ndërsa Gruda 13.275 vota.
Ata kanë lënë prapa Uran Ismailin dhe Vlora Citakun, të cilët ishin të rendtur në numrin dy dhe tre në listën e PDK-së.









