Bedri Nika ka shprehur falënderime të veçanta për Dr. Kushtrim Qerimin, i cili e realizoi me sukses operimin e tij në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Nika ka vlerësuar lart profesionalizmin dhe përkushtimin e mjekut, duke theksuar se gjithçka shkoi për mrekulli falë duarve të sigurta të Dr. Qerimit.
Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor dhe ndihmës të spitalit për kujdesin dhe respektin e treguar gjatë qëndrimit të tij.
“Është një fatbardhësi për Kosovën të ketë mjekë të tillë,” ka thënë ai.










