Sot janë takuar kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
Temë diskutimi ka qenë zgjedhja e presidentit të vendit.
Hamza ka deklaruar se oferta e fundit e partisë së tij për t’i shmangur zgjedhjet ishte që të zgjidhet për president kandidati i propozuar nga PDK.
“Me këtë ofertë do të veprohet në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë. PDK vlerëson se kontributi ynë është përmbushur”, ka shtuar ai.
Hamza ka thënë se nga sot nuk do të ndërmarrin asnjë veprim dhe se presin veprime nga Kurti dhe LVV.









