Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se PDK ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
Në postimin e tij, Hamza shkroi se me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, shpall kandidaturën për Kryetar të PDK-së.
“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, shpall kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.”
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë historike të PDK-së: “Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.”
Hamza shprehu mirënjohje për themeluesit e partisë dhe liderët aktualë: “Falënderim i veçantë për Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin për udhëheqjen e tyre me dinjitet. Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.”
Në fund, ai u shpreh: “PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve. Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen!”.









