spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Bedri Hamza poston fotografi nga Rugova: Fshatrat e Rugovës do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, dje gjatë qëndrimit në Pejë i ka vizituar edhe bukuritë e fshatrave të Rugovës.

Hamza ka thënë nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, Rugovën e bëjnë më shumë se një destinacion.

Ai ka thënë se fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë së tij, do t’i bëjë edhe më atraktive për turistët.

“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton.
Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit