spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Bedri Hamza mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, thotë se qytetarët s’duhet të ndëshkohen për gabimet e qeverisë

Ai e cilëson vendimin si të drejtë dhe thotë se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e qeverisë.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm të mirë dhe një vendim të drejtë.

Sipas Hamzës, qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbajnë barrën e gabimeve të qeverisë aktuale. Ai ka falënderuar partnerët evropianë për, siç tha, mbajtjen e premtimit të dhënë ndaj Kosovës.

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie,” ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se tani është momenti që të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, i ndërtuar mbi reforma të qëndrueshme, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë, Kosova do të ecë përpara,” përfundoi Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit