spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Bedri Hamza falënderon votuesit: PDK merr mbi 192 mijë vota dhe renditet e dyta në zgjedhje

Hamza thotë se rezultati është përgjegjësi e madhe dhe paralajmëron riorganizim e intensifikim të veprimit politik.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit, pasi procesi i numërimit të votave ka përfunduar.

Sipas tij, PDK-ja ka marrë gjithsej 192 mijë e 407 vota, duke u renditur në vendin e dytë. Hamza theksoi se ky rezultat merret me përgjegjësi të madhe dhe përfaqëson besimin e mijëra qytetarëve në punën dhe vlerat e kësaj partie.

“Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se qytetarët besojnë në seriozitetin dhe parimet që përfaqëson PDK-ja,” u shpreh Hamza.

Ai shtoi se ky besim obligon partinë që të riorganizohet, të konsolidojë radhët dhe të intensifikojë veprimin politik në të gjitha nivelet.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë,” deklaroi Hamza.

Në fund të mesazhit, ai falënderoi edhe një herë votuesit për besimin dhe theksoi se puna e partisë do të vazhdojë pa u ndalur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit