Bebe Rexha në emisionin amerikan shpjegon traditat shqiptare

Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan “Delish Snacks”, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes.

Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duk krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Megjithatë, momenti më interesant dhe më humoristik i intervistës ishte kur Bebe Rexha zbuloi një “rregull të pashkruar” të mikpritjes shqiptare.

Ajo tha se servimi i frutave në fund të vizitës shpesh është një sinjal i heshtur për mysafirët.

“Është një rregull që nëse e kupton, e kupton vet. Servimi i frutave në fund është diçka si ‘erdhi koha për t’u çuar’”, u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit