spot_img
spot_img
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Bebe Rexha merr vëmendjen me dukjen provokuese, teksa promovon albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”

Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje të guximshme dhe plot stil.

“Jam në lëvizje, jam në humor”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke përcjellë energjinë dhe vetëbesimin që reflektojnë imazhet e reja.

Në fotografi, këngëtarja shqiptaro-amerikane shfaqet me një trupore me motive leopardi të kombinuar me pantallona të zeza elegante dhe taka me të njëjtin motiv, ndërsa pamjen e kompleton me aksesorë të artë dhe një pallto të gjatë me gëzof.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në disa nga imazhet ajo pozon brenda një ambienti luksoz me pamje nga rrokaqiejt e qytetit, ndërsa në të tjera shihet duke lëvizur në korridore hoteli, duke reflektuar një stil glam dhe urban.

Postimet e fundit vijnë në një periudhë angazhimesh të shumta për Rexhën, e cila ka qenë aktive në intervista dhe paraqitje televizive ndërkombëtare për të promovuar albumin e saj të ri në ardhje, Dirty Blonde.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Dirty Blonde” është konceptuar si një album vizual me 13 këngë, ku secila prej tyre do të shoqërohet me klip. Albumi i plotë do të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri tani është lansuar kënga e parë, I Like You Better Than Me, si dhe një trailer që prezanton atmosferën dhe tematikat e të gjitha këngëve të projektit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit