Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, e cila vite më parë ishte pjesë e reality show-t Big Brother VIP Albania, ka rikujtuar së fundmi një moment nga ajo përvojë.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, paraqitja e Trixës u komentua gjerësisht në rrjete sociale. Ajo u dallua për stilin elegant dhe kujdesin në çdo paraqitje.
Së fundmi, përmes një videoje ku shihet duke u rregulluar para pasqyrës, Beatrix ka vendosur në sfond një fragment nga BBVIP, ku dëgjohet zëri i saj duke thënë: “U hutova duke e parë veten aty.”

Kjo video ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar me nostalgji dhe mbështetje për këngëtaren.






