Beatrix Ramosaj “kapet mat” me partnerin e saj në stadium? (Video)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka tërhequr sërish vëmendjen për jetën e saj personale.

Ajo u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kryesisht për shkak të trekëndëshit të famshëm Bora-Donald-Beatrix.

Pas daljes nga shtëpia, mes shumë kritikave por edhe mbështetjes së madhe, Beatrix dhe familja e saj vendosën të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas bujën e krijuar.

Vite pas largimit, “Loki Magazine” ka publikuar një video ku këngëtarja shihet në publik, por jo vetëm.

Ajo shfaqet në stadium në Louisiana, së bashku me një person që përflitet se është partneri i saj. Të dy shihen të pranishëm duke shijuar ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Beatrix Ramosaj "kapet mat" me partnerin e saj në stadium?

Kjo dalje e papritur ka rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut tek këngëtarja, e cila duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj private larg Shqipërisë.

Beatrix Ramosaj "kapet mat" me partnerin e saj në stadium?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit