spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

BE miraton paketën më të fortë të sanksioneve ndaj Rusisë, Kallas: Sanksionet më të fuqishme deri më tani

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, njoftoi miratimin e paketës së re të sanksioneve ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë si “një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më sot”.

“Ne po qëndrojmë të palëkundur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më sot. Po i ulim edhe më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke vendosur masa ndaj edhe 105 anijeve të flotës së fshehtë, bashkëpunëtorëve të tyre dhe duke kufizuar më tej qasjen e bankave ruse në financime,” shkroi Kallas në “x”.

“Tubacionet Nord Stream do të ndalohen. Një kufi më i ulët për çmimin e naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake ruse, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe po bllokojmë eksportet e teknologjisë që përdoren në drone”, ka shkruar Kallas.

Miratimi i paketës erdhi pas dështimit të përpjekjeve tri ditë më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Sllovakinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit