Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë zyra e BE-së në Kosovë.
Ata kanë thënë se Orav në takim e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë si kryeministër i Kosovës.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.
Në lidhje me këtë takim, ZKM ende nuk ka dhënë detaje.










