BE-ja reagon pas refuzimit të rikthimit të gjyqtarëve serbë në sistemin gjyqësor

Bashkimi Evropian ka shprehur “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KJK) për të mos e miratuar kërkesën e gjyqtarëve serbë për t’u rikthyer në funksionet e tyre në institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës.

Gjyqtarët serbë ishin tërhequr në mënyrë kolektive nga institucionet e drejtësisë në fund të vitit 2022, ndërsa kërkesa e tyre për rikthim është refuzuar tash nga KJK-ja.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, BE-ja ka kujtuar se një vendim të ngjashëm e kishte marrë në korrik të vitit 2026 edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), lidhur me kërkesat për rikthimin e prokurorëve serbë.

“Këto vendime duket se nuk janë në përputhje me ligjet në Kosovë, me proceset e rregullta dhe me kërkesat e përgjithshme për sundimin e ligjit në Kosovë”.

Sipas BE-së, vendimet për mospranimin e kërkesave për rikthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, së bashku me personelin e tyre mbështetës, bien ndesh edhe me parimet e një gjyqësori multietnik në Kosovë.

BE-ja vlerëson se këto vendime mund të dëmtojnë besimin e komunitetit serb dhe të minojnë përpjekjet për rikthimin e tyre “të qëndrueshëm” në institucionet e Kosovës.

“BE bën thirrje që të gjithë aktorët përkatës të krijojnë kushtet për një gjyqësor multietnik, në përputhje me ligjin e Kosovës, procesin e rregullt ligjor dhe zotimet e bëra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit