spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

BE-ja pa reagim rreth planit të Kurtit për shkrirjen e strukturave paralele serbe në sistemin e Kosovës

Nisma e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për integrimin gradual të strukturave paralele serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës, nuk ka marrë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it.

Sipas korrespondentit të KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, BE-ja po pret të shohë se si do të veprojë Qeveria e Kosovës dhe nëse ky proces do të lidhet me hapat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Diplomatët perëndimorë, megjithëse e kanë mirëpritur zotimin e Kurtit se procesi do të zhvillohet në koordinim me BE-në, mbeten të rezervuar derisa të qartësohet qasja e Qeverisë ndaj obligimeve që dalin nga dialogu Kosovë–Serbi. BE-ja ka theksuar më herët se mbyllja e strukturave paralele nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanshme dhe se çështjet e shëndetësisë dhe arsimit janë veçanërisht të ndjeshme për komunitetin serb.

Sipas Palokajt, në qëndrimet e mëparshme, BE-ja e ka lidhur shuarjen e këtyre strukturave me krijimin e Asociacionit, i cili do të merrte disa përgjegjësi në këto fusha. Për këtë arsye, Brukseli është treguar i kujdesshëm dhe ka shmangur deklarimet publike të drejtpërdrejta lidhur me këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës.

“Në njërën anë, diplomatët me të cilët kemi kontaktuar kanë thënë se ata mirëpresin paralajmërimet e zotit Kurti se gjithçka do të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian. Por, në anën tjetër, po ashtu thonë se duhet të presin të shohin se çfarë qëndrimi dhe çfarë qasje do të ketë Qeveria e Kosovës ndaj detyrimeve të Kosovës për të nisur themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Palokaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit