Baton Haxhiu: KFOR-i francez deshi ta ndajë Mitrovicën, unë e ndalova në vitin 2000

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Pressing, ka folur për projektin e ndërtimit të një muri ndarës në Mitrovicë në vitin 2000.

Ai ka deklaruar se pasi e ka publikuar lajmin në një gazetë kishte ndikuar që projekti të mos realizohej.

“Në vitin 2000, unë me atë fuqi të vogël që e kisha, e kam ndalur murin e Mitrovicës, i cili ka qenë i aprovuar dhe i bërë gati për të filluar ndërtimi nga ushtria franceze. Kur e kam botuar atë, më kanë marrë prej zyrës dhe më kanë çuar në KFOR-in francez. Aty i kam parë të gjithë gjeneralët francez duke më thënë pse e botova, ku e mora këtë gjë. E kam marrë projektin prej Ministrisë së Mbrojtjes së Francës dhe atë projekt e kam publikuar në gazetë. Kanë filluar edhe procedurat”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit