spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Bastisjet në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave lidhen me bartjen e paligjshme të pronës publike në pronësi private

Disa persona u arrestuan pas bastisjeve në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime lidhur me hetimet për rastin e bartjes së pronave publikë në private në mënyrë të kundërligjshme, ka sqaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar, e se prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP.

“Gjatë këtij aksioni, janë shoqëruar në polici pesë persona M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH., ndërsa pas
intervistimit, disa prej tyre janë arrestuar, mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme,
gjatë së cilës hetimet po vazhdojnë ende për rastin e bartjes së pronave publike në private në mënyrë të kundërligjshme”, njoftoi Prokuroria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit