Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona, ja emrat

Një operacion i zhvilluar sot në Vushtrri ka çuar në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026, pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, janë kryer kontrolle në 10 lokale dhe 3 shtëpi banimi, në kuadër të dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme të bixhozit.

Të arrestuarit janë:
Arben Muja (49 vjeç), Safet Selaci (41 vjeç), Elvir Makiqi (34 vjeç), Burim Makiqi (41 vjeç), Benjamin Vatovci (34 vjeç) dhe Enis Rrapashtica (27 vjeç).

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:


pajisje elektronike dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit
dokumente dhe dëshmi të tjera relevante për rastin
Të dyshuarit janë arrestuar në vend dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Rasti mbetet në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit