Bastioni i SHBA-së në Katar: Çfarë fsheh baza e Al Udeid dhe pse është aq e rëndësishme

Baza ajrore Al Udeid, e vendosur pranë kryeqytetit të Katarit, Doha, është një nga instalimet më strategjike të SHBA-ve në Lindjen e Mesme. Ajo shërben si selia kryesore e Komandës Qendrore Ajrore të SHBA-së (CENTCOM) për operacionet në rajon dhe strehon rreth 8,000 trupa amerikane.

Forcat britanike gjithashtu përdorin këtë bazë në rotacion, e njohur ndonjëherë edhe si Aeroporti Abu Nakhla.

Aktualisht, Al Udeid funksionon si seli logjistike dhe operative për operacionet ushtarake amerikane në Irak, dhe ka pistën më të gjatë për ulje avionësh në të gjithë rajonin e Gjirit – një avantazh thelbësor për misionet ajrore dhe transportin strategjik.

Katar i hapi zyrtarisht dyert për SHBA-në në këtë bazë në vitin 2000, dhe një vit më vonë, amerikanët morën drejtimin e saj. Në dhjetor 2002, Doha dhe Uashingtoni firmosën marrëveshjen që legalizoi praninë ushtarake amerikane në Al Udeid, sipas firmës britanike të inteligjencës Grey Dynamics.

Në vitin 2024, CNN raportoi se SHBA-ja ka zgjatur praninë ushtarake në Katar me edhe 10 vite, duke konsoliduar më tej aleancën strategjike midis dy vendeve dhe rëndësinë e Al Udeid si një bastion kyç për kontrollin ajror dhe menaxhimin e krizave në Lindjen e Mesme.

Bastioni i SHBA-së në Katar: Çfarë fsheh baza e Al Udeid

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit