Sheshet e Prishtinës janë mbushur me çka duket dhjetëra, në mos qindra, mijëra qytetarë që nga anekënd Kosovës ia kanë mësyer Prishtinës.
Pamjet e dhëna nga ajri paraqesin pjesëmarrje të dendur nga fillimi e deri në fund të zgjatimit të shesheve të Prishtinës.

Në ballë të parë të protestës është duke marrë pjesë edhe vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është e shoqëruar nga Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe i biri i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.
Në anën tjetër, kolona të mëdha janë në Prishtinë nga qytetarë që po vazhdojnë të vinë nga anembarë vendi.











