Së fundi, në një postim në Facebook, avokati shqiptar, Spartak Ngjela trajtoi sfidat dhe mundësitë e bashkimit të popullit shqiptar përmes krijimit të një federate të ardhshme.
Ai riktheu në kujtesë rrugëtimin e shqiptarëve, nga njohja e Shqipërisë si shtet në vitin 1913, kalimi në pavarësinë e Kosovës më 2008, deri tek aspiratat për formimin e një shteti të tretë shqiptar në Çamëri.
Mirëpo, Ngjela ngre pyetjen se a mund të shndërrohet kjo ëndërr historike në një realitet politik, duke bashkuar Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një federatë shqiptare me mbi nëntë milionë banorë.
Shkrimi i plotë
Shqipëria dhe shqiptarët, si një popull unik dhe solid në Gadishullin Ilirik, gjithmonë i kanë shqetësuar me frikë edhe Francën, edhe Rusinë. Kjo ishte arsyeja që Shqipërinë e njohën si një shtet vetëm me 28 mijë km2, në vitin 1913, duke lënë jashtë saj dhe një Shqipëri tjetër edhe më të madhe – Çamërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por koha erdhi dhe e solli në vitin 2008 shtetin e dytë të shqiptarisë në Evropë – Kosovën.
Dhe tani ne shqiptarëve na ka mbetur pa u formuar edhe një shtet tjetër shqiptar, me 2 milionë shqiptarë – Çamëria.
Por koha ama, dihet tani se po ecën në favor të shqiptarisë.
Prandaj pyetja është kjo: po mbas krijimit të shtetit të trerë shqiptar, Çamërinë, a do jemi të aftë ne shqiptarët që të formojmë shtetin tonë federativ me tre apo katër shtete shqiptare?
Sigurisht që do ta krijojmë edhe ne federatën tonë.
Po Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë forcën e re që vetë Amerika do të marrë në Ballkan, nëse do të formohet federata shqiptare me katër shtete : Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut?
Të katër shtetet sot përbëjnë një etni shqiptare me mbi nëntë milionë banorë.








