Bashkimi Evropian në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e KQZ-së të mos certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit.
Në reagimin e saj, BE-ja thekson se vendimi i Komisionit reflekton politizim të procesit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, duke shkelur parimet e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës.
“Sjellje të tilla janë të dëmshme për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.






