spot_img
spot_img
Friday, February 27, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëshortja e Ukë Rugovës kundër zgjedhjeve të reja – e do Kurtin kryeministër

Blerta Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, e ka hedhur poshtë me “karton të kuq” mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pavarësisht se rivali politik i bashkëshortit të saj para pak ditësh e formoi qeverinë e re.

Kllokoqi-Rugova është shfaqur të premten duke mbajtur një karton të kuq para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, tregon një video të cilën ajo e publikoi në rrjetin social Facebook.

“Karton i kuq zgjedhjeve të reja”, ka shkruar ajo në përshkrimin e protestës së saj. “Boll Ma”.

Bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka disa ditë që ka nisur një fushatë proteste që synon rritjen e vetëdijësimit shoqëror mbi kauza të ndryshme. Aksionet simbolizohen nga një “karton i kuq”.

Por, protesta e saj kundër shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja bie në kontradiktë të thellë me synimet e bashkëshortit Ukë Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë të cilës ai i takon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit