Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihen djali dhe vajza e saj duke mbajtur së bashku flamurin e UÇK-së.
Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”.








