spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëshortja e Hogan, Sky Daily, rrëfen dhimbjen: Nuk isha gati për këtë, zemra ime është copëtuar

Sky Daily, bashkëshortja e legjendës së mundjes profesionale Hulk Hogan, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes së tij nga jeta, duke thënë se është e shkatërruar emocionalisht dhe se nuk ishte aspak e përgatitur për këtë humbje.

Në një postim në Instagram, ajo shprehu dhimbjen e saj të thellë: “Nuk isha gati për këtë… dhe zemra ime është copëtuar,” shkroi Daily. “Ai kishte disa probleme shëndetësore, por me gjithë zemër besoja se do t’i kalonim. Kisha aq shumë besim në forcën e tij. Mendova se kishim ende kohë.”.

Për botën, ai ishte Hulk Hogan – ikona që e shndërroi mundjen në një spektakël global. Por për Sky Daily, ai ishte thjesht Terry, burri që dashuronte dhe njeriu që i solli qetësi në jetë.

Ajo kujtoi përkushtimin e tij ndaj fansave, duke theksuar se edhe përkundër dhimbjeve fizike, Hogan nuk e ndali asnjëherë dëshirën për të takuar njerëzit që e mbështetën ndër vite.

“Ju ishit gjithçka për të,” shtoi ajo, duke nënvizuar se ai ishte një besimtar i krishterë dhe se ngushëllimin e gjen në bindjen se tani ai është në paqe.

Hulk Hogan, i lindur si Terry Bollea, ndërroi jetë më 24 korrik, në moshën 71-vjeçare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit