spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëpunimi Shqipëri–Kroaci-Kosovë, reagon Petkoviq: Kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës përbën precedent të rrezikshëm, në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe të drejtuar kundër Serbisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Prishtinës në fushën e mbrojtjes është një aktivitet që kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse është e qartë se ky bashkëpunim nuk motivohet nga interesa ekonomike apo nga nevoja për të kontribuar në prosperitetin rajonal, por nga qëllime dashakeqe”, ka thënë ai.

Petkoviqi ka porositur Shqipërinë dhe Kroacinë që, në vend të investimit në destabilizimin e rajonit, të bëjnë përpjekje që Ballkani Perëndimor të bëhet zonë e progresit dhe paqes.

“Kroacia dhe Shqipëria, në vend që të investojnë në destabilizimin e rajonit, duhet të bëjnë përpjekje që Ballkani Perëndimor të bëhet një zonë e progresit dhe prosperitetit paqësor dhe, në këtë drejtim, të ndjekin politikën e paqes dhe zhvillimit ekonomik që Serbia e promovon dhe e zbaton fuqishëm”, u shpreh Petkoviq.

Reagimi i tij vjen pas takimit trepalësh që u mbajt sot në Kroaci, në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Këto tri vende, në mars të vitit 2025, nënshkruan deklaratë trepalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Edhe atëherë, Serbia pati reaguar ngjashëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit