spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Basha godet LDK-në: Pa PDK-në nuk shkojnë, ne thjesht i kemi thënë jo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër mosvotimin për të 24-ën herë të komisionit zgjedhor në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur këtë një shkelje të përsëritur të Kushtetutës.

Para mediave, Basha theksoi se është e pabesueshme që një komision kaq i thjeshtë nuk kalon, pasi deputetët nuk po e përdorin funksionin e tyre të votës, pavarësisht nëse votojnë pro, kundër apo abstenim.

“Është absurde që për 24 herë shkelet Kushtetuta dhe nuk votohet një komision i thjeshtë. Deputetët nuk po e ushtrojnë funksionin e tyre që është vota, qoftë pro, kundër apo abstenim,” tha Basha.

Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një propozim, por Vetëvendosje kishte ofruar një zgjidhje për të tejkaluar krizën në Kuvend dhe Qeveri, të cilën sipas tij LDK e ka refuzuar.

“Ne kemi bërë një ofertë për të kaluar krizën e Kuvendit dhe Qeverisë, e LDK e ka refuzuar atë. Për mua është e pakuptimtë se cila nga pikat që i ka ofruar LDK-ja nuk mund të implementohet pa PDK-në,” shtoi deputeti i LVV-së.

Basha kërkoi nga LDK që të respektojë premtimin e dhënë më 8 prill, kur kryetari i saj kishte siguruar se nuk do të jenë pengesë për konstituimin e Kuvendit.

“Nëse LDK vazhdon të thotë se është parti e fjalës, atëherë kryetari i LDK-së duhet ta mbajë fjalën e dhënë më 8 prill ku tha se nuk do të jenë pengesë në konstituimin e Kuvendit,” shtoi ai.

Ai përmendi gjithashtu se partitë rivale mund ta kenë Albin Kurtin si kundërshtar, por “ne nuk e kemi kandiduar Albin Kurtin për kryeparlamentar”.

Basha përfundoi duke thënë se LVV ka qenë e qartë në qëndrimet e saj:

“Ne jemi gati të shkojmë me LDK-në, por i kemi thënë jo PDK-së. Por duket se LDK nuk dëshiron vetëm me LVV-në, por kërkon edhe PDK-në e AAK-në bashkë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit