spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Bardiqi kandidat për deputet nga VV-ja, gazetarja Ramaj: Nuk i bën nder as atij e as partisë

Gazetarja thotë se kalimi i ish-sekretarit të MSh-së në listat zgjedhore të VV-së krijon perceptim për lidhje politike brenda administratës.

Gazetarja Saranda Ramaj ka reaguar pas kandidimit të Naim Bardiqit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Bardiqi, i cili më parë ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, është përfshirë në listat zgjedhore të VV-së vetëm katër muaj pas përfundimit të mandatit të tij në administratë.

Sipas Ramajt, ky hap nuk i sjell nder as Bardiqit dhe as partisë që e ka nominuar.

“Fakti që ish-Sekretari i Përgjithshëm i MSh, Naim Bardiqi, figuron në listat e VV-së vetëm katër muaj pas përfundimit të mandatit të tij, nuk i bën nder as z. Bardiqi e as partisë që e ka nominuar. Përkundrazi, e ushqen perceptimin se pozitat e larta në administratë janë të lidhura ngushtë me pushtetin politik dhe se ruajtja ose avancimi profesional varet nga afërsia me qeverinë. Në një administratë moderne, mesazhi që duhet me e dhënë është krejt i kundërt. Nejse,” ka shkruar Ramaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit