spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bardhyl Mahmuti: Tetovë! turpi t’i mbuloftë udhëheqësit politikë!

“Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie!

Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni. Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!

Sidoqoftë, për familjarët është një lehtësim i madh kur shohim që qindra mijëra mesazhe ngushëllimi na kanë ardhur nga të katër anët e globit për të ndarë me ne dhembjen e madhe! Shpat Kasapi ishte një YLL, drita e së cilit do të vazhdojë të shihet edhe gjatë shekujve në vijim”, ka shkruar në “Facebook” veprimtari Bardhyl Mahmuti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit