spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Barça turpërohet në Belgjikë, mbrojtja katalanase “fut ujë”, Siti luan poker në Angli; Interi vuan për të marrë 3 pikët

Janë mbyllur pjesët takimet e mbrëmjes në Champions League. Rezultati më befasues ka ardhur nga Belgjika, ku Barcelona është ndalur në barazim surprizues 3-3 kundër Klub Bryzhit. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5 me Nikolo Tresoldi.

Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Karlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i miqve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.

Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16, me golin e Karlos Forbs, pas një kundërsulmi model.

Në minutën e 61, Lamin Jamal barazoi shifrat, ndërsa belgët u kundërpërgjigjën menjëherë dhe vetëm pas 3 minuatsh kaluan sërish në avantazh me Karlos Forbs.

Një autogol i realizuar nga Hoakim Seis i dha barazimin Barcelonës në ndeshjen që dhuroi spektakël golash.

Mançester Siti mposhti 4-1 Borusian e Dortmundit. Fil Foden zhbllokoi fillimisht shifrat në minutën e 22, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Erling Haland dyfishoi shifrat në minutën e 29, pas asistit të Zheremi Doku. Në minutën e 57, Fil Foden trefishoi rezultatin, por gjithashtu realizoi edhe dopietën e tij personale në këtë takim.

Në minutën e 72, Valdemar Anton ngushtoi shifrat për ekipin gjerman, por goli i tij pati vlerën e statistikës.

Në minutën e 90+1, pati vend edhe për një gol të realizuar nga Rajan Çerki.

Interi mori një fitore me vuajtje në “San Siro” përballë Kairat Almati me rezultatin 2-1. Lautaro Martinez zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë. Me fitoren minimale të ziaktërve u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 56, kazakët barazuan shifrat me Ofri Arad. Karlos Augusto ishte ai që mendo t’i jepte zikaltërve 3 pikët e arta me golin e realizaur në minutën e 67.

Në sfidat e tjera, Ajaksi u poshtërua në shtëpi nga Gallatasaraji. Turqit triumfuan me shifrat e pastra 0-3. Leverkuseni ia doli me një fitore minimale ndaj Benfikës në Portugali, Atalanta theu Marsejën në Francë me rezultatin 0-1. Lazar Samarxhiç ishte heroi i begamaskëve me goline realizuar në minutën e 90. Kujtojmë se në minutën e 14, De Katelare humbi një 11- metërsh për italianët.

Njukasëlli triumfoi pastër 2-0 ndaj Atletik Bilbaos. Golat për “qymyrxhinjtë“ u realizuan nga Den Bërn në minutën e 11 dhe Xhoelinton në minutën e 49.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit