spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Barazimi ndaj Sllovenisë: Pse Edon Zhegrova nuk luajti nga fillimi i ndeshjes?

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras pa gola (0-0) ndaj Sllovenisë, në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi Franco Foda doli në konferencë për media, ku foli për lojën e skuadrës dhe situatën e futbollistit Edon Zhegrova.

Tekniku gjerman u shpreh i kënaqur me një pikë, duke vlerësuar edhe paraqitjen e kundërshtarit.

“Po, është e rëndësishme që morëm një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”, tha Foda.

Edon Zhegrova nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe u aktivizua vetëm në fund të takimit. Për këtë vendim, Foda tha se lojtari ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe se po trajtohet me kujdes për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

“Edoni është top lojtar, por nuk duhet të harrojmë që ai që nga janari nuk ka luajtur. Edoni ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit